LAME: PAS ZGJEDHJEVE TË 21 QERSHORIT DO TI JAPIM FUND INFORMALITETIT NË SHQIPËRI. Shqipëria ka numrin më të madh të ndërtimeve pa leje, rreth 427 mijë, nga mbi 1 milion

që numërohen gjithsej në rajonin tonë, ndërsa problemi i pronës dhe politizimi i çështjes frenoi legalizmin e tyre. Kjo u evidentua në konferencën rajonale të mbajtur përgjatë dy ditëve në Tiranë, “Informaliteti në territor, sfida dhe zgjidhje”, organizuar nga Agjencia e Legalizmit me pjesmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Shqipëria, si një nga vendet e para postkomuniste, të përfshira nga kjo dukuri, numëron sot rreth 427.000 ndërtime pa leje (vetëdeklarime) të ndërtuara në Shqipëri në këta 22 vitet e fundit dhe pavarësisht dhënies së amnistisë përmes ngritjes së ngrehinës ligjore në vitin 2004 dhe institucionit përgjegjës shtetëror, ALUIZNI, sot janë të legalizuara vetëm disa dhjetra mijëra duke e lënë problematikën të hapur.