Lehtësi për industrinë e lehtë, mbetjet dhe peshkimin

Në Komisionin e Ekonomisë kanë kaluar një sërë masash që synojnë mbështetjen e industrisë së lehtë, asaj të përpunimit të mineraleve, të riciklimit të mbetjeve në vend, peshkatarët dhe invalidët. Komisioni vendosi taksë zero për lëndën e parë për industrinë e lehtë, rentë minerare të përgjysmuar për mineralet e përpunuara në vend, taksë kombëtare 1 lek për kilogram për ambalazhet e prodhuara nga riciklimi i mbetjeve të grumbulluara në vend. Këto vendime u njoftuan përmes një postimi në Facebook nga kreu i këtij Komisioni, Erjon Braçe. Deputeti socialist shkruan gjithashtu se është mbështetur industria e peshkimit përmes furnizimit të flotës së peshkarexhave me naftë pa akcizë drejtpërdrejtë nga magazinat doganore. Komisioni mbështeti nismën për përjashtimin nga taksat vjetore të të gjitha mjeteve motorike për invalidët.

Artikulli paraprakAZILANTI PËRDHUNON DHE VRET VAJZËN E ZYRTARIT TË BE-SË
Artikulli tjetërSTREHIM I GRAVE TË DHUNUARA,NDRYSHIMET NË LIGJ EDHE PËR URDHRAT E MBROJTJES