Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, u ka drejtuar një shkresë drejtuesve të 61 njësive vendore (bashkive), lidhur me informacionin e përditësuar mbi nismat e ndërmarra nga Ministria e Zhvillimit Urban, me qëllim lehtësimin e procedurave të lejedhënies në fushën e ndërtimit.

Të gjitha bashkitë e vendit kanë mundësinë dhe përgjegjësinë ligjore të japin leje ndërtimi, me përjashtim të rasteve kur kërkesa nuk përmbush kushtet ligjore. Procesi i hartimit të planeve të përgjithshme vendore nuk pengon dhe nuk duhet të konsiderohet nga kryetarët e bashkive si faktor bllokues i zhvillimit të territorit, qoftë kjo për nevoja të biznesit privat ashtu edhe për nevoja të strehimit të qytetarëve. Vetëm për ato zona të cilat nuk janë të mbuluara me plane të përgjithshme vendore ekziston një kufizim sa i përket kategorive të ndërtimeve të lejuaradhe kjo me qëllim ruajtjen e territorit për qëllimet e planifikimit që do të kryhet. a) Në territoret e ish-bashkive ku ka plane të përgjithshme vendore të miratuara (Bashkitë Himarë, Lushnjë, Berat, Kamëz, Tiranë, Fier, Vorë, Mamurras, Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Fushe-Krujë, Bulqizë, Korçë), bashkitë mund të vijojnë normalisht me shqyrtimin dhe dhënien e lejeve të ndërtimit, në përputhje me planet vendore përkatëse, për territoret administrative bashkiake përpara reformës territoriale. b) Në të gjitha zonat e tjera të vendit, deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore në proces hartimi, bashkitë mund të vijojnë me dhënien e lejeve të ndërtimit për objekte biznesi me funksion prodhues, industrial, bujqësor, turistik si dhe për banesa familjare apo ndërhyrje të natyrës urgjente, sikurse specifikuar në mënyrë të detajuar në vendimin e sipërcituar të Këshillit Kombëtar të Territorit.  Autoritetet përgjegjëse për dhënien e lejeve të ndërtimit janë të detyruar të lëshojnë leje ndërtimi, me përjashtim të rasteve kur aplikimi për leje ndërtimi nuk është në përputhje me kushtet dhe kërkesat ligjore.

Artikulli paraprakPETICION PËR TA SHPALLUR 21 MAJIN SI “DITA E KUJTESËS”
Artikulli tjetërRRUGA GORAJ – BUDISHË, E HARRUAR PREJ 25 VITESH