Problemet e pronesise, mbivendosjet apo dhe mungesa e certifikates se legalizimit vijon te penalizoje ne shume drejtime pronaret e Shkodres. Nje gje e tille vertetohet dhe ne Drejtorine e kontrollit te zhvillimit te territorit ku qytetaret nuk mund te marrin leje ndertimi, nese nuk kane nje dokument pronesie pa probleme.

Shumica e problemeve te pronesise kane mbetur peng i burokracive apo dhe zvarritjeve te proceseve gjyqesore qe lidhen me njohjen e te drejtes se prones. Deri atehere pronaret jane te detyruar te mos marrin subvendione per pronat, si dhe te mos kene te drejte te investojne e perkthyer me thjeshte nuk mund ta gezojne me te drejte te plote pronen e tyre.