Tashme edhe per ndertimet mbi 6 kate lejet e ndertimit do te jepen nga pushteti vendor.

Nje vendim I fundit I qeverise ka zhbllokuar te gjitha lejet e ndertimit per ata qytete qe kane nje plan rregullues ku perfshihet edhe qytetit I Shkodres. Jasmina Borici, specialiste prane sektorit te lejeve te ndertimit ne Bashkine Shkoder thote se tashme me kete vendim pritet te rritet numri I kerkesave dhe nje frymarje ne sektorin e ndertimit. Nderkohe specialistja Borici thekson se zhbllokimi I lejeve te ndertimit perfshin vetem qytetin e Shkodres dhe jo njesite administrative, ndersa deri me tani kerkesat per leje ndertimi jane kryesisht per rikonstruksion apo banesa familjare. 14 bashkite qe aktualisht kane plane rregullues te miratuara mund te japin leje ndërtimi, por vetem ne qytete. Nderkohe vendimi vazhdon te perjashtoje ndertimet ne zonat bregdetare, ato me rendesi kombetare apo qe jane pjese e trashigimise kulturore e historike.