Drejtori i Policisë së qytetit bregdetar, Gentian Shehaj deklaroi se ka nisur procedimi penal për 11 punonjës policie, pasi akuzohen se me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë lejuar kultivimin e kanabisit.

Tre nga policët janë përjashtuar nga policia. Deklaratat Shehaj i bëri në takimin e sotëm për koordinimin e punës së Task Forcës antikanabis.

Pavarësisht se u kritikua nga ministri Xhafaj për zbulueshmëri të ulët të ngjarjeve me prapavije krimin e organizuar, drejtori Shehaj tha se në 2017-tën është kultivuar më pak kanabis dhe është sekuestruar 75% më shumë se 2016-tën.

Blutë e Vlorës kanë kërkuar bashkëpunim nga njësitë vendore në luftën kundër kanabisit, për të pasur një kontroll më të mirë të territorit.