Në vitin e shpallur të gjuhës shqipe, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë në universitetin “Luigj Gurakuqi”, si dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike të këtij universiteti, organizuan konferencën “Leksikografia shqipe e viteve ’30-’40 të shekullit XX”. Akademiku Valter Memisha u shpreh se u zgjodh Shkodra për këtë konferencë si një qytet me shumë kontribute në leksikografinë e gjuhës shqipe.

Akademiku Memisha dha lajmin se pothuajse ka përfunduar botimi për një fjalor tejet të rëndësishëm të gjuhës shqipe.

Zëvendës rektorja e universitetit të Shkodrës Blerta Dragusha dhe pedagogia Orjeta Baja u shprehën se kjo konferencë synon që të sjellë në vëmendje një periudhë të rëndësishme të viteve ‘30-‘40 të gjuhës shqipe.

Në këtë konferencë shkencore për leksikografinë e gjuhës shqipe të viteve ’30-’40 u mbajtën kumtime nga akademikë të njohur dhe pedagogë të gjuhës shqipe të universitetit të Shkodrës për disa prej emrave më të rëndësishëm të shqipes të atyre viteve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASHA ME 3 KËSHILLTAR, SHLLAKU: JAM ME PD
Artikulli tjetërDY OPERACIONE ANTIDROGË NË LEZHË, SEKUESTROHET RRETH 200 KG KANABIS, 5 NË PRANGA