
“Tranzicioni i gjelbër dhe ekonomia qarkulluese” ishte tema e aktivitetit të zhvilluar në fakultetin Ekonomik me stafin akademik dhe studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Zv/ dekania Ardita Boriçi tregon se do të zhvillohen edhe leksione të tilla të hapura për studentët.
“Tranzicioni i gjelbër dhe ekonomia qarkulluese” është një projekt nga Bashkimi Europian dhe Agjencia Austriake e Mjedisit që u zhvillua për dy ditë me ekspertë të fushës, ndërsa u përmbyll me leksionin e hapur me studentët.