Lëkundje të forta tërmeti janë ndier mëngjesin e sotëm në Dibër.
Tërmeti ka goditur Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë me magnitudë 4.95 ballë i shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 10 km.
Fatmirësisht deri më tani raportohet se nuk ka dëme materiale.
Raportohet se lëkundjet janë ndier në orën 04:54 minuta edhe në Dibër e Kosovë.