Operacion për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkoder në vazhdimësi të Planit Operacional të kontrolleve të vazhdueshme në ambjente që janë elemente me tendenca kriminale, në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Kristian Mandi, 23 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Policisë të Komisariatit Shkodër, në banesen e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësin e provës materiale :
– Një qese plasmasi që përmbante lëndë narkotike Mariuane 210 (dyqind e dhjetë) gram,
– Një arme gjahu (çifte) të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.
VODHËN ENERGJINË, 3 PERSONA NGA OBLIKA NË PRANGA
Në vijim të punës së përbashkët të kryer nga Policia e Shtetit dhe OSHEE-së, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë ditës së djeshme, efektivat e policisë Shkodër, në bashkëpunim me OSHEE-në, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të energjisë elektrike.
Fillojë proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :
 F. P., 48 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër.
D. S., 67 vjeç banues në fshatin Oblikë, Njesia Administrative Ana e Malit, Shkodër.
X. P., 20 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër.
Këto shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e OSHEE-se, në momentin kur u kanë ndërpre lidhjen e energjisë elektrike si debitor.

Artikulli paraprak“RESHIT RUSI” NUK SJELL FAT, VLLAZNIA HUMBET SËRISH
Artikulli tjetërSHKODER, SHKARKOHEN NGA DETYRA DY PUNONJES TE HIPOTEKES