Policia e Shkodrës ka zbuluar lëndë narkotike në një banesë, duke vënë në pranga poseduesin e saj.

Gjatë mbrëmjes së djeshme pas informacioneve të marra në rrugë operative se në banesën e Kleand Ahmetaj në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër kishte lëndë narkotike, u ushtrua kontroll.

Efektivët e policisë gjetën të fshehur në kavanoza turshie dhe kuti gjalpi 575 gramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Kjo çoi në arrestimin në flagrancë të 22-vjeçarit nën akuzën e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme

Artikulli paraprakPROPOZIM I RI PËR ARMËPUSHIM NË LINDJE TË UKRAINËS
Artikulli tjetërSHPËRTHIMI NË BANESË, KRYEFAMILJARI: S’KAM KONFLIKTE ME ASKËND