Shërbimi Zjarrfikës në Shkodër , gjatë këtyre ditëve, ka shtuar kontrollet në subjekte që tregtojnë lëndë piroteknike dhe fishekzjarre, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit.
Për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për të gjithë qytetarët, Shërbimi Zjarrfikës bën me dije se këto subjekte do të mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
Tregtarëve dhe qytetarëve ju bëhet apel të respektojnë rregullat e sigurisë dhe të shmangin përdorimin e pakontrolluar të mjeteve piroteknike.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFESTAT, LARMI AKTIVITETESH NË LEZHË
Artikulli tjetërSHKODËR SEKUESTROHEN 44 KUTI ME LËNDË PIROTEKNIKE