
Malësia e Madhe po kthehet gjithnjë e më shumë në një pikë referimi për turizmin malor dhe atë familjar, duke tërhequr vizitorë vendas e të huaj. Potenciali i pasur natyror, mikpritja tradicionale dhe zhvillimi i agroturizmit po e bëjnë zonën një ndër destinacionet më premtuese për turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri.
Një prej fshatrave më piktoresk është Lëpusha, me mbështetjen e AZHBR-së janë ngritur shtëpi pritjeje (bujtina) që bëjnë të mundur strehimin e vizitorëve vendas e të huaj.
Lëpusha vlerësohet si bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve shqiptare. Me male të larta dhe pyje e te dendura lepusha mbetet nje destinacion ne zonen e Kelmendit Fshati laget përherë nga përroi i quajtur Sheu i Lëpushës. Dega kryesore e ekonomisë në zonë është blegtoria dhe bujqësia, por vitet e fundit po zhvillohet edhe agroturizmi. Përpunimi artizanal i drurit është një tjetër burim ndihmës për ekonominë e banorëve.
Lëpusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës.
Nderkohe nje dite me pare edhe kryemministri i vendit Edi Rama ndau pamje pamje nga kjo zonë malore, duke e cilësuar Lëpushën “një mrekulli të Alpeve tona” dhe një destinacion që nuk duhet të mungojë në itinerarin e atyre që janë të apasionuar pas turizmit natyror.






