Ankesa dhe shqetësimit të shoferëve 8+1 të cilët nuk paisen me bileta nga drejtoria rajonale e tatim-taksave i ka dhënë përgjigje drejtori i kontrollit tatimor Pal Lera. Sipas tij edhe pse shoferët janë të liçensuar apo posedojnë taksimetrin duhet që të jenë të regjistruar në ndonjë prej shoqateve të transportit si e vetmja mundësi që të lejohet paisja me bileta.

Nëse nuk anëtarësohen në shoqatat e transportit atëherë shoferëve 8+1 drejtori Lera thotë se nuk mund t’i lëshohen biletat për transport të udhëtarëve. Lera i bën apel bashkisë Shkodër që për transportin brenda qytetit të përcaktojë tarifat në mënyrë që të vihet në funksion taksimetri ndërsa shoferët i këshillon që të jenë pjesë e shoqatave. Një ditë më parë shoferët e mjeteve 8+1 protestuan për mosdhënien e biletave nga drejtoria e tatimeve ndërsa presidenti i BSPSH Albert Tukaj paralajmëroi protesta të fuqishme.

Artikulli paraprakZDRALE, TREGTARËT: TAKSA TË LARTA, PO FALIMENTOJMË
Artikulli tjetërLAJMËRIMI I ÇUDITSHËM: “VDIQËN HAPËSIRAT PUBLIKE”