Një numër i konsiderueshëm biznesesh kanë luhatje sa i përket faturave të lëshuara nga kasat fiskale. Këtë evidentim e tregon drejtori i kontrollit tatimor në drejtorinë rajonale të tatimeve Pal Lera. Lera ndjen keqardhje për shumë biznese që kanë mbyllur qepenat duke falimentuar por thotë se ka nga ata që i mbyllin vetëm për t’ju shmangur taksave.
Shkodra dhe Malësia e Madhe janë dy zona ky tatim-taksat thotë drejtori i kontrollit tatimor kanë hasur vështirësi gjatë aksionit në luftën ndaj informalitetit ndërsa përjashton Pukën. Deri tani në kuadër të aksionit kundër informalitetit në Shkodër janë rreth 4 mijë biznese të liçënsuara ndërsa mbi 200 të tilla janë penalizuar për shkelje të ndryshme ligjore.