
Kandidati i Partisë Socialiste Besmir Lesha është takuar me ish ushtarakë të cilët kanë dhënë një kontribut të gjatë për Shkodrën dhe gjithë vendin. Në këtë takim Lesha vlerësoi rolin e tyre jo vetëm në këtë fushatë por gjatë gjithë aktivitetit të tyre.
Nga ana e tyre ish ushtarakët në Shkodër garantuan mbështetjen për Partinë Socialiste duke u bazuar tek lista e kandidatëve por edhe tek transformimi që ka përfshirë Shkodrën.