Lëshohen 13 urdhër-arreste per ato qe  ‘mbytën’ Italinë me drogë ,mes tyre edhe shqiptare.

 

Trembëdhjetë urdhër-arreste janë lëshuar nga autoritetet italiane për anëtarët e një bande kriminale që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali. Mes te arrestuarve janë edhe shqiptarë, dy prej të cilëve janë babë e bir. Roland Lame 48 vjeç dhe Fabio Lame 26 vjeç kishin lidhje me trafikantë të ndryshëm shqiptarë, të cilëve i siguronin lëndën narkotike. Grupi kriminal trafikonte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane që në vititn 2014, kur dhe u sekuestruan më shumë se 1 ton kanabis në një gomone, duke çuar në arrestimin e dy drejtuesve të mjetit lundrues, Ismail Shequ 26 vjeç dhe Ciro Bravo. Pjesa tjetër e të arrestuarve janë shtetas italianë. Sikurse raportojnë mediat fqinje, disa prej tyre kanë precedent penal.

Artikulli paraprakPËRPLAS AUTOMJETIN E AMBASADORIT DELAWIE, S’KA TË LËNDUAR
Artikulli tjetërDESHTON KOMISIONI HETIMOR PER CEZ,SHKELZEN BERISHA:NUK BËJ BETIM PARA NJË TË DËNUARI PËR SHPIFJE