ARDIAN DAJTI SHKARKOHET NGA DETYRA SE SHEF I SHËRBIMIT TË URGJENCËS. Shefi i shërbimit të urgjencës Ardian Dajti shkarkohet nga ky post sepse spitali rajonal i Shkodrës kërkon të bëjë një mirëfunksionim.

Pa pritur drejtori i spitalit Tonin Marku i ka dërguar shkresën ku i komunikon shkarkimin për ta lënë thjeshtë mjek i kirurgjisë. Dajti thotë se nuk është njeri i politikës dhe ende nuk e ka të qartë shkarkimin sepse nuk ka asnjë motivacion edhe pse e pranon me qytetari. Dajti tregon se spitali rajonal i Shkodrës nuk ka një përmirësim të dukshëm siç pretendohet në deklaratën për shtyp të këtij spitali të para pak ditëve. I shkarkuari shprehet se spitalin duhet ta drejtojnë ata që e dinë çfarë është mjekësia sepse nuk bëhet politikë me shëndetësinë. Ardian Dajti edhe pse sapo ka marrë titullin doktor shkencash, i vetmi në repartin e kirurgjisë detyrohet që të largohet nga detyra si shef i urgjencës, shkarkim që ndoshta vjen edhe nga pjesëmarrja në protesta apo deklaratat e herë pas hershme të tij se spitali i Shkodrës ka shumë probleme.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/lXt1LPWI53g?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSTAR PLUS TV, LANÇON SONDAZHIN PËR ZGJEDHJET
Artikulli tjetërPOPAJ: QEVERIA E RAMËS ASNJË INVESTIM PËR KASTRATIN