
Situata e krijuar në Lezhë pas çarjes së argjinaturës së lagunës së Vainit në zonën e Tales është përkeqësuar ndjeshëm. Niveli i ujit dhe sipërfaqja e përmbytur janë rritur në fshatrat Mylte, Barbulloje si dhe në fushën e Treshit dhe të Spitenit.
Disa banesa janë përmbytur, ndërsa shumë të tjera janë rrethuar nga uji. Në disa zona lëvizja kryhet vetëm me varka.
Banorët shprehen se situata është shumë e vështirë, pasi u janë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori. Ata kërkojnë ndihmë të menjëhershme, veçanërisht ushqim për bagëtitë.
Gjatë së premtes janë shtuar forcat dhe mjetet në terren për të ndërhyrë në mbylljen e argjinaturës së çarë. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se ekipet po punojnë pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e ujërave.
Gjate dites se premte ne rajonin e lezhes nuk ka patur reshje shiu, duke ju dhene mundesi autoriteteve qe te nderhyne dhe deri tani eshte kryet mbi 50 % e punes per mbylljen e argjinatures se çare.






