
SI TARGET GRUP I PARË JANË QËNDRAT UNIVERSITARE MES TYRE EDHE SHKODRA. “Levizja Majft” ka prezantuar ne Universitetin e Shkodres, nismen me te re ne kuader te luftes kunder korrupsionit. Ne kete takim jane prezantuar nje sere temash te cilat lidhen me Shqetësimet kryesore në nivel akademik, Roli i Qeverisë Studentore në fakultetin përkatës ,Si e shikonin korrupsionin dhe format e ndryshme të tij.
Diskutimi u hap me mënyrat e korrupsionit, duke përmendur këtu marrëdhënien pedagog – student, blerjen e notës dhe arsyen pse blihet, ndryshimi i kurrikulave dhe shitja e librave nga vetë pedagogët që e kanë shkruar, meritokracia dhe sa të përgatitur janë pedagogët që japin lëndën përkatëse. Kjo nisëm e “Lëvizjes Mjaft” ka qëllim ndalimin e korrupsionit dhe evidentimet e tij në universitete. Ky takim është zhvilluar edhe në qëndrat e tjera universitare ne vend nderkohe qe kjo nisem do te zgjerohet me tej edhe gjate diteve te ardhshme