
Lorenc Panganika, Drejtori i Policise se Qarkut te Shkodres, qe nga kjo e enjte nuk do te ketë më këtë post.
Ai është transferuar Shef i Departamentit Juridik në Akademinë e Sigurisë. Lorenc Panganika, zevendesoi ne policine e Shkodres Shaban Nexhin, ne shkurt te vitit 2015, aktualisht shef sektori në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve. Lorenc Panganika, i lindur në Korçë me 24.06.1972, ka qenë më herët edhe Drejtor policie në qarkun e Beratit. Prej 1 viti e 4 muajsh, Panganika ka qene ne krye te policise se Shkodres, ne perballje me disa prej sfidave kryesore, ku ne themel ka qene lufta ndaj kanabis satives, por gjate kesaj peridhe jane shenuar edhe nje sere ngjarjes, ku me e renda ngelet ajo e ekzekutimit te efektivit te fnsh. Nderkohe ne krye te drejtorise se Policise se Shkodres, vjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Alban Çela transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Dritan Lena deri sot Shef Krimesh ne Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, pasi ka fituar gradën policore Drejtues me vendim të formës së prerë nga Gjykata, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Lorenc Paganika deri sot Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër transferohet dhe emërohet Shef i Departamentit Juridik në Akademinë e Sigurisë.






