
Ne mbledhjen e dites se hene Këshilli i Larte i Prokurorise miratoi transferimin me pëlqim të prokurorëve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Pas një sërë diskutimesh, Këshilli miratoi transferimet me pëlqim për prokurorët Françesk Ganaj, prokuror ne prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, transferohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Odeta Todorushi, prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, transfereohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.