Një ditë para protestës së opozitës, kreu demokrat, Lulzim Basha, ka thirrur në zyrën e tij të gjithë aleatët. Basha po zhvillon një takim me aleatët e PD, ku të pranishëm janë dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili.

Këto janë lëvizjet e fundit të opozitës së bashkuar para protestës, ku krerët e dy partive kryesore opozitare, Basha dhe Kryemadhi, bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në aksionin e të shtunës.

Një ditë më parë në Kuvend, Basha dhe Kryemadhi paralajmëruar se do të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama në protestën e nesërme.

Artikulli paraprakPËRGJIMI I ‘BABALES’, AUDIO-PËRGJIMI I PD DËRGOHET NË ITALI, PRITET EKSPERTIZA
Artikulli tjetërTIRANË, HUMB JETËN NË AKSIDENT SHEFI I NJËSISË OPERACIONALE TË GARDËS