
Në 24 orët e fundit rreth 12 mijë qytetarë kanë hyrë dhe kanë dalë nga vendi ynë përmes pikave kufitare të Muriqanit dhe Hanit të Hotit. Ndonse ditë pushimi lëvizjet kanë qenë të pakta në pikën e kalimit kufitarë të Muriqanit .
Sipas të dhënave të policisë vendore përmes pikave kufitare Hani Hotit dhe Muriqan kanë hyrë në vendin tonë 5400 qytetarë ndërkohë që kanë dalë nga vendi ynë 6600 me 5358 mjete . Sipas autoriteteve doganore në Shkoër gjatë 24 orëve kanë hyrë për qëllime turistike 588 shtetas .
Muaji Mars pritet të vijojë në të njëjtat ritme kjo edhe për shkak të muajit të Ramazanit ndërkohë që lëvizjet mendohen të jenë më i larte në fillim të muajit Prill. Aktualisht në Muriqan po punohet vetëm me një sportel në hyrje dhe një në dalje, ndërsa në oraret e lëvizjes së linjave të autobusëve hapet edhe një pika dedikuar atyre.






