Policia e Shkodres ka kryer arrestimin në flagrancë i shtetasit Aleksander Ilia, vjeç 48, banues në Fshatin Juban, Komuna Guri i Zi, Shkodër, pasi në bazë të informacioneve të marra nga ana e Specialistëve të Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, se ky shtetas po levizte në kembë nga sheshi « Luigj Gurakuqi » Shkodër në drejtim të « Ish kryqezimit të degës » Shkoder, me një çantë sportive, me ngjyrë të zezë, ku sipas informacioneve mbante armë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, nga ana e sherbimeve te policise, në çantën që mbante në dorë ky shtetas u gjet një armë gjahu automatike e Markës Remington, model 1100, e cila ishte e çmontuar, pa lejen përkatësë, e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/N4J9Ba0IN-I” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMASAKËR NË REDAKSINË E REVISTËS FRANCEZE
Artikulli tjetërHASHASHI, 6 TË RINJ NË PROÇEDIM PENAL