
Një shtetas i cili po lëvizte me armë në rrugët e qytetit të Shkodrës është arrestuar nga forcat e policisë. Kështu në pranga ka rënë Arsen Ohri, 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”.
32 vjeçari është arrestuar pasditen e 26 qershorit tek vendi quajtur tek Sahati. Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit të ushtruar Arsen Ohri kishte një çantë në të cilën mbante pistoletën e tipit TT me 5 fishekë.
Forcat e policisë gjatë pasdites të 26 qershorit kanë zhvilluar disa kontrolle blic në vende të ndryshme në qytetin e Shkodrës.
Janë kontrolluar subjekte të ndryshme, lokale ky dyshohet se mund të ketë veprimtari të paligjshme, bashkë me zona periferike por jo vetëm ku ka dyshime për elementë kriminal.
Kështu nga ky aksion blic i policisë së Shkodrës është arrestuar 32 vjeçari Arsen Ohri. Këto kontrolle sipas policisë vijnë në kuadër të zbatimit të planit të masave të marra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale.
Këto kontrolle të befasishme të policisë vendore të Shkodrës do të vijojnë edhe në vazhdimësi. Në këtë aksion janë përfshirë edhe forcat e FNSH dhe Shqiponja bashkë me struktura të tjera të policisë së Shkodrës.
Kontrolle të ngjashme janë realizuar edhe më përpara në Shkodër duke goditur kështu elementë të ndryshëm criminal


