Udhëtonte me pistoletë në makinë, por vihet në pranga. Bëhet fjalë për një 29-vjeçar, i cili udhëtonte me armë zjarri në automjet. Arrestimi është bërë në Durrës. I riu është identifikuar si Ervis Dunga 29 vjeç, banues në Pjezë, Shijak dhe është prangosur gjatë kontrolleve rutinë të policisë.

Njoftimi i Policisë: Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të rritjes së sigurisë së qytetarëve kanë ushtruar kontrolle në terren, lokale nate, automjete për kapjen e personave në kërkim dhe me precedentë, gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve paligjshme si armëmbajtje pa leje apo lëndë narkotike. Në vijim të kontrolleve të ushtruara është arrestuar në flagrancë shtetasi: Ervis Dunga 29 vjeç, banues në Pjezë, Shijak. Më datë 17.02.2018, në Shkallnur, rreth orës 03:00, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë tip Zastava; 9 fishekë kalibër 9 mm, të cilët i mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278/4 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakVODHI NË NJË MAKINË, ARRESTOHET 45 VJEÇARI, I GJENDET EDHE DROGË
Artikulli tjetërPËRPLASJA ME ARMË NË LAÇ, PRANGOSET GJATË NATËS AUTORI