581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës do të kremtohet në një mënyre të veçantë. Qyteti do të përfshihet nga atmosfera festive për dy ditë më radhe me 1 dhe 2 mars, ku janë planifikuar të organizohen një sërë veprimtarish, të cilat do të kulmojnë me vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit në lulishten përballë memorialit të tij. Përmes një videomesazhi, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu fton të gjithë qytetaret brenda dhe jashtë vendit që të bëhen pjesë e festes.

Panair artizanesh, konkurs poezie, koncert dhe ekspozite pikture, janë disa prej aktiviteteve të planifikuara të organizohen në kuader të 581-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ndërsa të pranishem për të përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar do të jenë përsonalitete nga të gjitha trevat shqipfolese.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakÇOBANI I KOSMAÇIT, 15 VJET ME DELE
Artikulli tjetërGJYQI PËR SHPIFJE ME GAZMENT BARDHIN, RAMA: AVOKATËT E TIJ KËRKUAN QË TË MOS MERRESHIN PARASYSH DEKLARATAT