582-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës do të kremtohet në një mënyrë të veçantë. Qyteti është veshur me dekor festiv, ndërsa më 1 dhe 2 mars janë parashikuar të organizohen një sërë veprimtarish kulturore dhe artistike, ku pjesëmarrës pritet të jenë autoritete nga të gjitha trevat shqipfolëse.Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Eueda Molla, ka zbuluar detajet e aktiviteteve që do të organizohen në nderim të kësaj ngjarjeje të rëndësishme për kombin shqiptar.
Pavarësisht kërkesave dhe thirrjeve të vazhdueshme, Besëlidhja e Lezhës ende nuk është shpallur festë zyrtare nga Shteti Shqiptar.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E RRADHËS E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON ME PËRMBYSJE “KLASIKEN” NDAJ TIRANËS