Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe vizitorëve, Lezha ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror.Ceremonia u zhvillua në bregdetin e Shëngjinit, i cili u gjallërua nga muzika, ushqimi tradicional dhe aktivitetetet promovuese, duke prezantuar oferten e pasur turistike të këtij rajoni.

Teksa shpalosen oferten e tyre Operatoret Turistik shprehen optiminist për një sezon veror të suksesshem në bregdetin e Lezhës.

Të pranishëm në hapjen e sezonit turistik ishin autoritete vendase dhe nga të githa trevat shqipfolëse, ndërsa kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu u shpreh se zonat turistike do të njohin një zhvillim të mëtejshëm në vitet në vijim, përmes projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike.

Çelja e sezonit turistik në Lezhë shënon një nisje premtuese, me pritshmëri të larta për një rritje të numrit të turistëve vendas dhe të huaj përgjatë bregdetit dhe destinacioneve të tjera turistike të këtij rajoni.

Artikulli paraprak“MOTO FEST SHKODRA 2025 “
Artikulli tjetërNIS JAVA E AKTIVITETEVE NË NDER TË HAXHILERËVE