Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe vizitorëve, Lezha ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror. Ceremonia u zhvillua në bregdetin e Shëngjinit, i cili u gjallërua nga muzika, ushqimi tradicional dhe aktivitetet promovuese, duke prezantuar ofertën e pasur turistike të këtij rajoni.

Të pranishëm në hapjen e sezonit turistik ishin autoritete vendore dhe qendrore të cilet u shprehen se zonat turistike te Lezhes po frekuentohen masivisht gjate viteve te fundit dhe do të njohin një zhvillim të mëtejshëm, përmes projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike. Turist dhe vizitor u shprehen se Shëngjini dhe Lezha në teresi janë një vend i mrekullueshem për të kaluare pushimet verore, duke vlersuar gjithçka ofron ky rajon.

Çelja e sezonit turistik në Lezhë shënon një nisje premtuese, me pritshmëri të larta për një rritje të numrit të turistëve vendas dhe të huaj përgjatë bregdetit dhe destinacioneve të tjera turistike të këtij rajoni.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDITA E DYERVE TË HAPURA NË SHKOLLËN “KOLIN GJOKA”
Artikulli tjetërKURORËZOHET BINJAKËZIMI R.C SHKODRA DHE R.C TETOVA