Lezhes dhe Shkodres, si zona me fokus kryesor turizmin, i janë shtuar një kontigjent i ri udhërrëfyesish turistikë. Pas përfundimit të një kursi 3-mujor, të mbështetur nga Bashkia Lezhë, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata të akredituara nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, duke fituar të drejtën për të ushtruar profesionin e tyre në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas certifikimit, udhërrëfyesit e rinj turistikë u shprehën të lumtur dhe të motivuar për të kontribuar në promovimin e turizmit dhe vlerave kulturore të zonës.

Ky është viti i dytë radhazi që në Lezhë certifikohen udhërrëfyes turistikë, në funksion të zhvillimit të turizmit, i cili çdo vit po shënon rritje të ndjeshme.

Artikulli paraprakAKU DHE POLICIA AKSION NË TREGUN E MILOTIT
Artikulli tjetër“SELAMI DANI, ARTIST I GOLAVE ME KOKË”