Historia, trashëgimia dhe gjurmët e një prej figurave më të rëndësishme të kombit shqiptar po e kthejnë Lezhën në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Në qendër të këtij interesi mbetet vendvarrimi i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, por vizitorët po zbulojnë gjithnjë e më shumë edhe pasuritë e tjera historike dhe kulturore që ofron qyteti.

Rritja e numrit të vizitorëve shoqërohet edhe me një interes në zgjerim nga turistët e huaj. Në krye të listës janë turistët nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanja, Anglia dhe Holanda.

Vetëm gjatë muajit gusht, monumentet e kulturës në Lezhë janë vizituar nga turistë të 38 shteteve, mes tyre edhe nga vende më pak të zakonshme për tregun turistik shqiptar, si Afganistani dhe Irani.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVITI I RI SHKOLLOR NË QARKUN LEZHË
Artikulli tjetërVLLAZNINË E MPOSHT EDHE LAÇI