
Lezha nuk po tërheq turistë vetëm me bregdetin e saj, por edhe me pasuritë historike, kulturore dhe natyrore. Krahas pushimeve në plazhet e Shëngjinit dhe Tales, gjithnjë e më shumë vizitorë po shfaqin interes për atraksionet turistike që ofron ky rajon.Për herë të parë këtë sezon po organizohen itinerare turistike, të cilat u japin mundësi pushuesve të vizitojnë disa nga pikat më të rëndësishme të Lezhës. Më të preferuarat mbeten Memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Muzeu Etnografik e Arkeologjik, si dhe Laguna Kune-Vain, një nga zonat më të veçanta për biodiversitetin dhe peizazhin natyror.Turistët shprehen se eksplorimi i historisë, kulturës dhe natyrës së Lezhës e bën përvojën e pushimeve më të pasur dhe më dinamike, duke i kthyer ditët e verës në një eksperiencë që shkon përtej plazhit.
Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë, Renaldo Xhanej, thotë se synimi është të nxitet bashkëpunimi mes agjencive turistike, guidave dhe strukturave hoteliere, për të krijuar paketa të organizuara që u ofrojnë turistëve mundësinë të njohin të gjitha vlerat që ofron zona.
Me hyrjen në pikun e sezonit veror, numri i turistëve në Lezhë vijon të rritet. Përveç bregdetit të Shëngjinit dhe Tales, gjithnjë e më shumë vizitorë po zgjedhin të eksplorojnë historinë, kulturën dhe natyrën e zonës.
https://youtu.be/trnRDAc3dKM






