Bashkia Roskovec zhvilloi nje vizitë studimore dyditore në Bashkinë Lezhë, në kuadër të Programit të Qeverisjes së Mirë. Takimet sherbyen si një platformë për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe njohjen nga afër me praktikat më të mira të administrimit vendor.Delegacioni i Bashkisë Roskovec, i përbërë nga 14 përfaqësues dhe i drejtuar nga Kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi, u prit nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, në një takim zyrtar ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të qeverisjes vendore.

Gjatë takimit institucional, Bashkia Lezhë prezantoi një sërë praktikash të suksesshme në fushën e qeverisjes vendore, ofrimit të shërbimeve bashkiake, zhvillimit territorial, turizmit, mbrojtjes së mjedisit, komunikimit publik dhe transparencës.Programi përfshiu gjithashtu vizita në terren dhe diskutime të detajuara mbi menaxhimin e shërbimeve publike, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e turizmit dhe promovimin e potencialeve territoriale, duke krijuar një hapësirë konkrete për shkëmbimin e ideve dhe identifikimin e praktikave që mund të zbatohen në Bashkinë Roskovec.

https://youtu.be/N5C1m2pkXNA

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“SHQIPËRIA ËSHTË KTHYER NË RREZIK NGA KARTELET”/ BERISHA NGRE ALARMIN NË CDI: DUHET GRUP I POSAÇËM KUNDËR KRIMIT
Artikulli tjetërNIS PUNA PËR QENDRËN TURISTIKE NË SHKODËR