
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qarqeve Lezhë dhe Shkodër, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin e transmetimit.Sipas njoftimit zyrtar, punimet e parashikuara fillimisht për datat 21 dhe 22 shtator janë shtyrë për datat 22 dhe 23 shtator 2026, për shkak të problematikave të evidentuara në Nënstacionin Bushat 2.Ndërhyrjet do të kryhen në linjat e tensionit të lartë 110 kV, ndërsa ndërprerjet do të prekin Nënstacionet Lezhë dhe Bushat 1, si dhe një numër të konsiderueshëm zonash të banuara.Më 22 shtator, nga ora 05:00 deri në 12:00, do të stakohet linja 110 kV Laç 2–Lezhë.
Ndërkohë, më 22 dhe 23 shtator, nga ora 05:00 deri në 05:05, do të kryhet një stakim i linjës Bushat 2–Lezhë, si masë sigurie për realizimin e manovrimeve teknike në Nënstacionin Lezhë.Në qarkun e Lezhës, ndërprerjet do të prekin qytetin e Lezhës, lagje të ndryshme, institucione dhe biznese, si dhe zona të Shëngjinit, Balldrenit, Zejmenit, Manatisë, Kallmetit, Blinishtit, Fishtës, Troshanit, Gjadrit, Dajçit dhe fshatra të tjerë.Në qarkun e Shkodrës, ndërprerjet do të përfshijnë zonat e Bushatit, Ashtës, Kosmaçit, Plezhës, Melgushës, Barbullushit, Ranxës dhe Malit të Jushit.OST u bën thirrje konsumatorëve të marrin masat e nevojshme për këto intervale kohore, ndërsa punimet synojnë ndërhyrjen në infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike.


