Bashkia Lezhë dhe Komuna e Spoletos në Itali do të bashkëpunojnë në disa fusha si turizmi, kultura, arsimi dhe zhvillimi ekonomik. Marrëveshja e binjakëzimit mes tyre u nënshkrua nga kryetarët e këtyre njësive vendore, Pjerin Ndreu dhe Andrea Sisti, përmes një ceremonie të zhvilluar në Lezhë.
Gjatë takimit, palët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe promovimit të vlerave të përbashkëta historike dhe kulturore. Lezha dhe Spoleto do të punojnë së bashku për të zhvilluar projekte konkrete që do të sjellin përfitime për komunitetet lokale.
Kjo marrëveshje pritet të pasohet nga një sërë aktivitetesh dhe projektesh konkrete në të ardhmen, duke kontribuar në rritjen e vizibilitetit ndërkombëtar të Lezhës dhe në forcimin e lidhjeve me partnerë evropianë.

Artikulli paraprakLEZHË, RINIS SHEMBJA E OBJEKTEVE PAS KATEDRALES
Artikulli tjetërRRËZOHEN ANKIMIMET NË KUVEND, BYROJA LË NË FUQI PËRJASHTIMET PËR FLAMUR NOKËN DHE ELDA HOTIN