Shqiptaret e Kosovës vijojnë të jenë më besniket e bregdetit të Lezhës dhe fillimisht sezoni turistik do të çelet në Prishtinë.Aktiviteti promovues me gjithçka ofron rajoni i Lezhës në turizem do të mbahet në fund të këtij muaji.Konfirmimi ka ardhur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku, sipas të cilit po kordinohet puna me institucionet kosovare, për prezantimin e ofertes turistike.
Liberalizimi i vizave per Kosoven mund ti çojë ata për pushime në vende të ndryshme të Evropes, por vitet e fundit Shëngjini po frekuentohet shumë dhe nga të huajt të cilët kanë blere dhe apartamente në këtë zonë turistike thotë Frroku.
Rajoni i Lezhës është një zonë me potencial të jashtëzakonshem turistik, kryesisht në turizmin bregdetar, ndërsa mbi 60% e pushuesve janë shtetas kosovar.