
Festat e fundvitit rikthyen trafikun e rënduar në Lezhë. Prej datës 20 dhjetor, rrugët e qytetit po përballen me fluks të lartë automjetesh dhe, për rrjedhojë, është krijuar kaos në lëvizje. Përballë rrugëve të ngushta dhe vendparkimeve të pakta, zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor mbetet jetik për normalizimin e situatës.Specialisti i Qarkullimit Rrugor, Rrok Lelçaj, thotë se prania e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake duhet të jetë e vazhdueshme në qytet, për të normalizuar lëvizjen e automjeteve dhe për të shmangur trafikun e rënduar.
Lëvizja në rrugët e qytetit të Lezhës është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve gjatë kësaj periudhe, ndërsa kjo situatë përsëritet çdo fundvit dhe gjatë sezonit veror, kohe kur rritet ndjeshen numri i automjeteve.






