
Një Memorandum Bashkëpunimi është nënshkruar mes Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë dhe asaj “Tafil Kasumaj” në Deçan të Kosovës, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve arsimore profesionale.Në kuadër të këtij takimi, përfaqësuesit e të dyja shkollave shkëmbyen ide dhe përvoja, u njohën me programet dhe infrastrukturën mësimore, si dhe vizituan laboratorët e Shkollës “Kolin Gjoka”.Ky bashkëpunim synon të ndikojë pozitivisht në rritjen e cilësisë së arsimit profesional në të dy vendet, duke shfrytëzuar pikat e forta të secilës shkollë.
Përmes këtij memorandumi, janë përcaktuar disa pika kyçe për bashkëpunim në të ardhmen e afërt, që përfshijnë shkëmbime të ndërsjella, projekte të përbashkëta, si dhe zhvillim profesional për stafet mësimore.Ndwrkohw Arsimi Profesional po njeh rritje të vazhdueshme, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duke u kthyer në një alternativë të rëndësishme për të rinjtë që kërkojnë formim të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt tregut të punës.






