
Në ambientet e Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë u zhvillua aktiviteti “Dita e Dyerve të Hapura”, një ngjarje me rëndësi në kalendarin arsimor lokal, e cila synon të promovojë arsimin dhe formimin profesional si një alternativë reale dhe e qëndrueshme për të rinjtë.Gjatë këtij eventi, u prezantuan programet arsimore që ofron shkolla në fushat profesionale më të kërkuara në tregun e punës, si dhe u ekspozuan arritjet e nxënësve nëpërmjet punimeve praktike dhe projekteve të realizuara gjatë vitit shkollor.
Në këtë veprimtari morën pjesë përfaqësues të institucioneve, biznesit, mësues, nxënës dhe prindër, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis shkollës dhe sektorit privat, me qëllim orientimin më të mirë të të rinjve drejt nevojave reale të tregut të punës.
Përmes këtij aktiviteti u kërkua promovimi dhe mbështetje e arsimit profesional si një mekanizëm kyç për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, duke nxitur të rinjtë të zgjedhin rrugë të sigurta drejt punësimit dhe pavarësisë profesionale.