
Lezha po përballet çdo ditë me trafik të rënduar, si në rrugët nacionale që kalojnë përmes saj, ashtu edhe brenda qytetit. Situata bëhet edhe më e vështirë gjatë verës, kur emigrantët dhe turistët e shumtë rrisin ndjeshëm numrin e automjeteve në qarkullim.Sipas Nënkryetarit të Bashkisë, Fatjon Zefi, zgjidhja e ketij problemi kërkon ndërhyrje të planifikuara dhe investime afatgjata. Dy projektet madhore që pritet të lehtësojnë qarkullimin janë bypass-i i Shëngjinit dhe rruga Milot–Balldren. Por deri në realizimin e tyre, Bashkia synon të bëjë ndryshime të menjëhershme në infrastrukturën rrugore, te cilat përfshijnë vendosjen e sensit unik në disa akse të qytetit, instalimin e sinjalistikës së re, kamerave të monitorimit dhe orientimin më të saktë të trafikut.
Per te ndihmuar sadopak ne lehetesimin e qarkullimit rrugor brenda qytetit te Lezhes do të ketë një riorganizim dhe të Policisë Bashkiake, e cila aktualisht nuk e përballon dot fluksin e lartë, sidomos në sezonin turistik.






