
Teksa reshjet e shiut kanë nisur duke krijuar dhe problematika një ditë më parë, referuar parashikimeve Qarku i Lezhës pritet të përballet me një dimer të vështire.Paralajmerimi ka ardhur nga Prefekti Gjergj Prendi, gjatë takimit të Komisionit të Mbrojtjës Civile në rang qarku, për planifikimin dhe përballimin të situatave që mund të krijohen gjatë stinës së dimrit.
Argjinaturat e Torovicës, Lumit Mat dhe Ishull Shëngjinit janë në kushet aspak të mira çka mund të sjellin përmbytje tha përgjegjësi i Mbrojtjes Civile Nikoll Tushi.
Referuar dhe eksperiencave të viteve të shkuara Lezhë dhe Kurbini, janë më të rrezikuara nga përmbytjet ndaj dhe vemendja më e madhe e autoriteteve do të jetë e përqëndruar në këto bashki për përballimin e çdo situate që mund të krijohet.


