E kthyer në traditë të përvitshme, në Lezhë u festua “Dita e Shtegtarit”, një aktivitet kushtuar emigrantëve lezhjanë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Sheshi “Gjergj Kastrioti” u mbush me qytetarë mbrëmjen e 15 gushtit, ku mes të pranishmëve ishin edhe shumë emigrantë, të cilët janë kthyer në vendlindje për të kaluar pushimet verore pranë familjeve të tyre.

Muzika, aktivitetet kulturore dhe atmosfera festive shoqëruan mbrëmjen, ndërsa të pranishmit e cilësuan këtë festë si një mundësi të veçantë për t’u bashkuar dhe për të ruajtur lidhjen e fortë me vendlindjen.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se “Dita e Shtegtarit” është një prej festave më të rëndësishme për qytetin, e cila përmbyll edhe 15 netët me aktivitete artistike dhe kulturore të zhvilluara në sheshin qendror.

Festa vijoi deri në mesnatë, ndërsa gjatë dy ditëve emigrantë të shumtë janë pritur edhe në Bashkinë Lezhë nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu. “Dita e Shtegtarit” synon të forcojë lidhjet mes diasporës dhe vendlindjes, duke e kthyer Lezhën në një pikëtakim për emigrantët që rikthehen çdo verë në qytetin e tyre.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSIGURIA USHQIMORE, QYTETARËT: TË SHTOHEN KONTROLLET
Artikulli tjetërNË SHIROKË KREMTOHET FESTA E “SHËN RROKUT”