
E kthyer në traditë të përvitshme, në Lezhë u festua “Dita e Shtegtarit”, një feste kushtuar emigrantëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës.Sheshi “Gjergj Kastrioti” u mbush me qytetarë të shumtë mbremjen e 15 gushtit, ku pjesa më e madhe ishin emigrantë të ardhur për të kaluar pushimet verore pranë familjarëve të tyre.
Atmosfera festive u shoqërua me muzikë dhe aktivitete kulturore, ndërsa të pranishmit e konsideruan këtë festë si një nga mënyrat më të bukura për t’u bashkuar dhe për të ruajtur lidhjet me vendlindjen.
Sinkron qytetar
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se “Dita e Shtegtarit” është një ndër festat më të rëndësishme për qytetin, e cila vjen pas 15 netëve me aktivitete artistike e kulturore në sheshin qendror.
Festa zgjati deri në mesnatë, ndërsa për dy ditë me radhë emigrantë të shumtë u pritën edhe nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, duke e kthyer këtë ngjarje në një urë të fortë komunikimi mes diasporës dhe vendlindjes.






