Lezha festoi ngjitjen e ekipit të futbollit Besëlidhja në Kategorinë e Parë dhe shpalljen kampion të këtij sezoni. Aktiviteti, i organizuar nga Bashkia në sheshin “Gjergj Kastrioti”, mblodhi dhjetëra qytetarë, të cilët iu gëzuan këtij suksesi të arritur pas marrjes së drejtimit të klubit nga presidenti Pjerin Fushaj.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se kjo arritje është pikënisja e një projekti për ngjitjen e Besëlidhjes në Superligë, duke theksuar se mbështetja do të jetë e vazhdueshme.
Nga ana tjetër, presidenti i klubit të futbollit Besëlidhja, Pjerin Fushaj, falënderoi bashkinë për mbështetjen dhe garantoi se rrugëtimi i nisur nuk do të ndalet.
Besëlidhja u ngjit në Kategorinë e Parë dhe u shpall kampione pas një sezoni të suksesshëm, duke mos pësuar asnjë humbje.

Artikulli paraprakLEZHË, HAPET EKSPOZITA “FËMIJËT DHE KRYQI I KUQ”
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË HYRJE TË SHKODRES PRANË BEXHISTENIT