
Protestës së thirrur nga opozita ju bashkua edhe Qarku i Lezhës.Qindra qytetare u nisen në mënyre të organizuar drejt Tiranës me furgona dhe mjete private nga Lezha, Kurbini dhe Mirdita.Mbështetësit e opozitës thonë se ka shumë arsye për të protestuar kundër kësaj qeverie, që sipas tyre i ka varfëruar, vjedhur dhe detyruar të emigrojnë shqiptaret.
Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj dhe kandidati për Bashkinë Lezhë në zgjedhjet vendore të 14-majit Pashk Gjoni thonë se pjesmarrja e lezhjaneve në protestë është masive, pasi arsyet janë të shumta për të reaguar kundër kësaj qeverie që i ka varfëruar shqiptaret.
Gjatë udhëtimit drejt Tiranës, protestuesit u përballen me postoblloqe policie të vendosura në disa pika, por fatmiresisht nuk u regjistrua asnjë incident.


