Problemet e vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike në Lezhë u bënë objekt diskutimi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku në interpelancë ishin thirrur edhe përfaqësues të OSHEE-së. Këshilltarë nga të dyja kampet politike ngritën shqetësimin për ndërprerjet e shpeshta të energjisë, veçanërisht në zonat rurale, ku rrjeti elektrik vuan nga mungesa e investimeve dhe amortizimi i tejzgjatur.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili e cilësoi situatën e rrjetit elektrik në Lezhë si të degraduar dhe te lene qellimisht ne kete gjendje, por u shpreh se tashmë problematika ka hyrë në rrugën e zgjidhjes.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së Shkodër pranuan problematikat e ngritura gjatë interpelancës, duke bërë të ditur se pritet të realizohen një sërë investimesh në zonat rurale, me qëllim përmirësimin e rrjetit dhe garantimin e një furnizimi më të qëndrueshëm.

Ndërprerjet e energjisë elektrike vijojnë të mbeten një shqetësim i përsëritur për banorët e zonave rurale të Lezhës, ku amortizimi i rrjetit dhe defektet e shpeshta po penalizojnë familjet dhe bizneset.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak36 VITE NGA MESHA E PARË NGA DOM SIMON JUBANI
Artikulli tjetërSHQIPËRIA E VAJZAVE NJEH KUNDËRSHTARET NË EDICIONIN E RI