Bashkia Lezhë renditet mbi mesataren kombëtare për sa i përket regjistrimit të fëmijëve në çerdhet publike, sipas Raportit të Sistemit të Matjes së Performancës së Bashkive. Treguesi për Lezhën arrin në rreth 25%, ndërsa mesatarja kombëtare është 12.46%.Raporti, i cili vlerëson performancën e 61 bashkive të vendit në 13 fusha prioritare dhe 52 tregues, e klasifikon Lezhën si një bashki të madhe, me popullsi nga 50 mijë deri në 150 mijë banorë.Në sektorin e arsimit parashkollor, regjistrimi në kopshte publike dhe private arrin në rreth 75%.

Ndërkohë, raporti evidenton se numri mesatar i fëmijëve për mësues në kopshtet publike është 15.3, çka pasqyron ngarkesën që përballojnë bashkitë e mëdha.Raporti vlerëson pozitivisht edhe disa tregues të mirëqeverisjes. Shkalla e rotacionit të punonjësve në Bashkinë Lezhë është rreth 8.5%, duke treguar një nivel stabiliteti institucional mbi mesataren kombëtare.Në aspektin e transparencës, Bashkia Lezhë ka publikuar 100% të vendimeve të Këshillit Bashkiak, si edhe Planin Buxhetor Afatmesëm dhe Paketën Fiskale në faqen zyrtare.

Një tjetër tregues i vlerësuar në raport është barazia gjinore, ku mbi 50% e pozicioneve drejtuese në administratën bashkiake mbahen nga gra.

 

https://youtu.be/-cDnQcoMa-Y

Artikulli paraprakHUMB JETËN NJË I PARABURGOSUR NË BURGUN E REÇIT
Artikulli tjetërINTERES PËR SHKOLLËN “KOLIN GJOKA” NË LEZHË