Me 29 vota pro dhe 5 kundër Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi buxhetin e vitit 2026, i cili kap vleren e 25.4 miliard lek, ku 61% mbulohet nga të ardhurat e Bashkisë dhe 59% e tij do të shkojë për investime publike.Duke folur para këshilltareve, Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu u shpreh se buxheti ka ardhur në rritje dhe pjesa më e madhe e tij do të shkojë për infrastrukturen rrugore në zonat urbane dhe rurale, duke mbyllur rreth 70% të problematikave.E
Gjatë diskutimeve teksa vleresuan investimet e planifikuara per tu reliazuar këshilltaret prezantuan disa problematika, duke kërkuar adresimin dhe zgjidhjen e tyre.
Me buxhetin e itit 2026 Bashkia Lezhë ka planifikuar rehabilitimin e 112 rrugëve në zonat urbane dhe rurale, ndërtimin e pedonales nga sheshi “Papa Gjon Pali” deri tek Xhamia, rikualifikime urbane, si sheshi i lagjes “Nënë Tereza” dhe zonen pran stacionit të trenit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRUAJTJA E BIODIVERSITETIT DETAR PËRMES AI
Artikulli tjetërMUHAMET SPADA, 35 VITE JETË TË GDHENDURA NË XHAM